Biodrini – Rritja e Biodiversitetit në Basenin e Lumit Drin nëpërmjet Menaxhimit të Integruar të Basenit Ujëndarës

Ky projekt është pjesë e Programit Ndërkufitar Shqipëri-Kosovë IPA II. Objektivi i përgjithshëm është mbrojtja e mjedisit dhe përmirësimi i biodiversitetit përgjatë pellgut të lumit Drin. Aksioni do të zbatohet në bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë në Shqipëri dhe në bashkinë e Rahovecit në Kosovë. Burimet mjedisore dhe biodiversiteti i kësaj zone nuk kanë marrë mjaftueshëm vlerësim. Ky projekt do të analizojë situatën mjedisore të zonës dhe do të paraqesë masa nga praktikat më të mira ndërkombëtare për rritjen e burimeve mjedisore dhe biodiversitetit të zonës, nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm socio-ekonomik rajonal.

Kapacitetet vendore në menaxhimin e basenit lumor dhe ruajtjen e biodiversiteti do të përmirësohen, dhe do të kryhen aktivitete ndërgjegjësuese për të inkurajuar ndryshimet e sjelljes dhe rritjen e përgjegjësisë ndaj biodiversitetit mes vendasve. Këto veprime të përbashkëta ndërmjet bashkive ndërkufitare për mbrojtjen dhe ruajtjen e shërbimeve të ekosistemit do të ndërlidhen me veprime të përbashkëta për zhvillimin socio-ekonomik, prandaj projekti do të ndihmojë edhe në nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes këtyre vendeve fqinje.

Fletë informuese

May 25, 2022