Cult2Routes – Zhvillimi i Turizmit Kulturor duke Zbuluar Shtigje Malore dhe Destinacione Kulturore në Zonën Ndërkufitare

Cult2Routes implementohet në zonat turistike të bashkive Nestorio, Greqi dhe Tepelenë, Shqipëri. Qëllimi parësor i projektit është të zgjerojë produktin turistik të zonave tërheqëse duke përmirësuar objektet turistike dhe kulturore përmes restaurimit të monumenteve të kulturës dhe duke zhvilluar shtigje për ecje dhe shtigje kulturore me sinjalistikë të përshtatshme, panele informacioni dhe hartografi të përshtatshme me mjete elektronike moderne. Një udhëzues i plotë për shtigjet e ngjitjeve në zonat malore do përgatitet në këtë projekt. Aktivitetet e planifikuara do të sjellin rritjen e numrit të vizitorëve në këto zona dhe promovimin e mundësive për zhvillim për biznesin vendas.

Fletë informuese

May 25, 2022