Cult2Routes – Zhvillimi i Turizmit Kulturor duke Zbuluar Shtigje Malore dhe Destinacione Kulturore në Zonën Ndërkufitare

Cult2Routes po zbatohet në zonat turistike të bashkive Nestorio, Greqi dhe Tepelenë, Shqipëri. Qëllimi kryesor i projektit është të përmirësojë produktet turistike të zonave tërheqëse duke përmirësuar vendet turistike dhe kulturore përmes restaurimit të monumenteve të kulturës dhe zhvillimit të shtigjeve natyrore dhe kulturore me sinjalistikë të duhur, panele informacioni dhe harta që mund të aksesohen në pajisje elektronike. Në kuadër të këtij projekti do të zhvillohet një udhëzues i plotë për shtigjet e ecjes në zonat malore. Aktivitetet e planifikuara do të rrisin numrin e vizitorëve në këto zona dhe do të nxisin mundësitë për zhvillimin e biznesit lokal.

Fletë informuese

April 8, 2022