Fushata e Pastrimit të Mbetjeve dhe Menaxhimi i Mbetjeve në Bashkinë e Lezhës

Iniciativa filloj me levizjen BELLS me ndërgjegjësimin dhe lobimin mbi çështjet mjedisore dhe më pas u ndoq nga projekti me titull “Fushata e pastrimit të mbetjeve dhe menaxhimi i mbetjeve në Bashkinë e Lezhës” financuar nga Ambasada Hollandeze dhe zbatuar nga Instituti i Kërkimeve Urbane dhe Bashkia Lezhë. Pasi faza fillestare u zbatua në mënyrë të suksesshme, ata gjithashtu përfshinë Zyrën e Bashkëpunimit Zvicerian përmes decentralizimit dhe programeve të zhvillimit. Kjo bëri të mundur përfshirjen e më tepër fondeve dhe asistence teknike për të hartuar një skemë të re për menaxhimin e mbetjeve për ndarjen e mbetjeve të riciklueshme që në burim, ndërtimin e kapaciteteve si dhe ndërtimin e marrëdhënieve partneriteti publik-privat në nivel lokal si dhe ndërtimin e një qëndre për riciklimin e mbetjeve.

Lexo më shumë

March 11, 2017