Ta pastrojmë Shqipërinë!

Instituti Kërkimeve Urbane ka ofruar asistencë teknike dhe ka ndihmuar në lehtësimin e procesit të mobilizimit të komunitetit në kuadër të projektit “Ta pastrojmë Shqipërinë”.
Përgjatë periudhës së zbatimit të projektit, mars – maj 2018, IKU është angazhuar në hartimin e planeve të punës si dhe kalendarëve të aktiviteteve për bashkitë Shkodër, Lezhë dhe Pukë, dakortësuar me kryetarët e bashkive. Gjithashtu, ka bashkëpunuar me zyrtarët e bashkive në organizimin dhe promovimin e aktiviteteve në media lokale, media sociale si dhe ka qenë e pranishme në disa prej aktiviteteve të zbatuara në tre bashkitë e përfshira në projekt.

Në kuadër të këtij projekti bashkitë Shkodër, Lezhë dhe Pukë kanë zbatuar aktivitete të cilat ndihmojnë në sensibilizimin e qytetarëve duke synuar përfshirjen e sa më shumë aktorëve në të gjitha organizimet e zhvilluara.
Aktivitete e zbatuara janë:

  • Aksione pastrimi
  • Mbjellje pemësh
  • Sfida inovacione
  • Seminare
  • Shfaqje filmi mjedisor

Aktorët e përfshirë në aktivitete janë:

  • Zyrtarë Bashkia Shkodër, Lezhë dhe Pukë
  • Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
  • Ministria e Mbrojtjes
  • Prefektura
  • Drejtoria Arsimore (Zyra Arsimore)
  • Shkollat 9-vjeçare dhe shkollat e mesme
  • Media

Gjatë zbatimit të projektit ‘Ta pastrojmë Shqipërinë’ në tre bashki të vendit, Shkodër Lezhë dhe Pukë, u ndërmorën një sërë aktivitetesh në të cilat u bënë pjesë aktive e tij komuniteti, institucione shtetërore e private, biznesi dhe nxënës e studentë të shkollave.
Tipologjia e aktiviteteve të zhvilluara në këto bashki synonte të përmirësonte, situatën aktuale mjedisore, të përfshinte komunitetin në mirëmbajtjen e mjedisit e hapësirave të përbashkëta në territorin e bashkisë, si dhe të rriste ndërgjegjësimin e komunitetit dhe kryesisht të të rinjve për dëmet që i shkaktohen mjedisit nga hedhja e pa kontrolluar e mbetjeve.
Përgjatë periudhës së shtirjes së këtij projekti u nxorën disa mësime të mira të cilat do të shërbejnë në përfshirjen dhe ndërgjegjësimin e komunitetit, institucioneve, biznesit dhe nxënësve e studentëve të shkollave edhe në vazhdimësi.

  1. Përfshirja e komunitetit dhe institucioneve, duhet që në mirëmbajtjen e mjedisit dhe hapësirave të përbashkëta në territorin e bashkisë edhe përtej këtij projekti, komuniteti dhe institucionet shtetërore e private të përfshihen në mënyrë vullnetare por edhe në bashkëpunim me bashkinë për të organizuar nisma të cilat kanë në qendër të tyre promovimin e mbajtjen pastër të mjedisit.
  2. Përfshirja e biznesit, në të tre bashkitë në të cilat është zbatuar projekti biznesi ka kontribuar në mënyra të ndryshme si me mjete pune e me burime njerëzore. Duhet theksuar që nga ana e biznesit duhet të ketë një pjesëmarrje e një kontribut më të madh në këto nisma të ndërmarra nga bashkia për përmirësimin e mjedisit dhe promovimin e një zhvillimi të qëndrueshëm.
  3. Aktivitetet ndërgjegjësuese në shkolla, në shkollat 9 vjeçare dhe të mesme duhet të organizohen në mënyrë më të shpeshtë aktivitete e konkurse inovacioni në të cilat fëmijët mund të angazhohen në ndërtimin e objekteve me materiale të riciklueshme e për të dhënë mesazhe sensibilizuese për mbrojtjen e mjedisit e promovimin e habitateve natyrore.

Lexo më shumë

November 12, 2021