Praktika të Mira në Bashkitë e Qarkut Elbasan

Projekti “Qytetarë aktive për monitorimin e ofrimit të shërbimeve publike vendore nëpërmjet Teknikave të Vëzhguesve të Trajnuar” prezanton Teknikën  e Vëzhguesve të Trajnuar (TVT), me qëllim përmirësimin e kapaciteteve të administratës vendore për të monitoruar e vlerësuar ofrimin e shërbimeve publike nëpërmjet bashkëpunimit me vetë qytetarët që i përfitojnë ato.

Zbatimi i Teknikës së Vëzhguesve të Trajnuar ndihmon në sigurimin e një mjedisi më të pastër dhe rekreativ në zonat urbane. Teknika e Vëzhguesve të Trajnuar u zbatua gjatë periudhës janar – dhjetor 2021 në Qarkun e Elbasanit, në bashkitë Elbasan, Gramsh, Peqin, Cërrik, Belsh. Qytetarë të këtyre bashkive u trajnuan, dhe më pas, të ndarë në grupe, vlerësuan cilësinë e ofrimit të tri shërbimeve publike vendore të përzgjedhura:

  • Mbledhja, largimi dhe trajtimi i mbetjeve të ngurta dhe shtëpiake;
  • Parqet, lulishtet dhe hapësirat e gjelbra publike;
  • Ndërtimi, rehabilitimi dhe mirëmbajtja e ndërtesave arsimore të sistemit shkollor para universitar.

Gjatë vëzhgimit dhe vlerësimit të komponentëve të shërbimeve për hapësirat e gjelbra dhe ndërtesat arsimore, në fokus do të jenë personat me aftësi të kufizuar (PAK) dhe mundësitë që iu ofrohen atyre në lidhje me këto dy shërbime. Hartimi i manualit të eksperiencave me rezultatet nga çdo bashki

Në përfundim të monitorimeve në terren në bashkitë e qarkut Elbasan, u hartua manuali i cili do të prezantojë eksperiencat dhe rezultatet e këtij procesi për të shtata bashkitë pjesëmarrëse të projektit. Manuali përmban foto, grafikë informues (infographics), harta të zonave të monitoruara si dhe rekomandime.

Lexo më shumë

June 15, 2022