Deturel – Zhvillimi i Eko-turizmit në Rajonin e Lezhës

Projekti Zhvillimi i Eko-turizmit në Rajonin e Lezhës (Deturel) ndihmoi në ndërtimin e një koncepti turistik, hartimin e një plani veprimi për zhvillimin sezonal, ekologjik dhe të qëndrueshëm të turizmit dhe zbatimin e tij në bashkëpunim me komunitetin dhe institucionet vendore. Deturel nxiti zhvillimin e standardeve të shëndetit dhe sigurisë për turizmin familjar, në bujtina, si dhe të stacione ndërmjetëse për turistët që vizitojnë zonën, përmes përfshirjes së burimeve vendase dhe sigurimit të një pjesëmarrjeje aktive dhe përfitimi të balancuar gjinor. Projekti mundësoi përfshirjen e zonave rurale të qarkut Lezhë në ofertën turistike të operatorëve turistikë kombëtarë dhe rajonalë dhe promovimin dhe marketimin e një destinacioni të ri turistik në vend dhe më gjerë.

Fletë informuese

November 12, 2016