Local Environment, Tourist and Economic Development Plan
Projekti “Bashkëpunimi ndër-kufitar për zhvillim të qëndrueshëm dhe turizëm, nëpërmjet rritjes së vlerës së trashëgimisë kulturore rurale dhe ruajtjes së burimeve natyrore të zonave me pemishte antike të ullirit – OLIVO” kontribuoi në promovimin e aktiviteteve të qëndrueshme të turizmit dhe ruajtjen dhe mbrojtjen e burimeve natyrore në zonat me pemë ulliri antike/të vjetra dhe në ndërgjegjësimin e popullatave vendase mbi trashëgiminë e tyre kulturore lidhur me kulturën tradicionale të ullirit, duke aktivizuar një proces për vendosjen e strategjive lokale të zhvillimit. Peizazhi mesdhetar karakterizohet nga prania e pemishteve antike të ullirit (PAU), pjesë e traditës së lashtë bujqësore dhe mjedisit shoqëror. Kjo është qartësisht e vërtetë për Shqipërinë dhe Malin e Zi si dhe për Pulia dhe Molise, ku PAU-të luajnë një rol të rëndësishëm ekologjik dhe janë një nga shtytësit e rëndësishëm së Zonës së Programit të ekonomisë për sa i përket vlerës absolute, Vlerës së Shtuar Bruto dhe punësimit.
Ky raport kryen një analizë të hollësishme mbi sfondin historik, pasuritë mjedisore dhe produktet vendore të zonave të Prezës, Marikajt dhe Ndroqit, me fokus në ekzistencën e pemishteve antike të ullirit, të finalizuara nga një analizë SWOT e ndarë në katër fusha tematike, specifikisht mjedisi, bujqësia, artizanati dhe turizmi. Raporti përfundon me përcaktimin e pikave të veprimit në 5 fusha kryesore, siç janë Zhvillimi dhe Investimet, Infrastruktura, Turizmi, Ndërgjegjësimi, dhe Organizimi Ligjor. Ky raport u përgatit nga Universiteti Bujqësor i Tiranës (partner kryesor i projektit) dhe Instituti i Kërkimeve Urbane (partner i projektit).