KAPPET- Menaxhimi i projektit dhe Studimin e Mjedisit për Projektin “ Mullinj me Erë” – Qarku Korçë
Në përpjekjet e tij drejt mbrojtjes së mjedisit, IKU ka studiuar burimet potenciale të energjive të rinovueshme, të cilat janë duke u shpërndarë në mbarë botën me shpejtësi. Përpjekjet dhe investimet e bëra nga shumica e shteteve të botës janë në drejtim të implementimit të Protokollit të Kiotos. Respektimi i këtij protokolli do të intensifikojë përpjekjet për të gjetur dhe përdorur burime të reja energjie që kanë efikasitet dhe njëkohësisht kanë një impakt shumë të vogël në mjedis për të mos thënë impakt “zero”. URI është një OJQ pionier që filloi me nismën e ngritjes në Shqipëri të një parku energjetik, që shfrytëzon energjinë e erës. Krahasuar me efektet në mjedis të burimeve të energjisë tradicionale, efektet mjedisore të energjisë së erës janë relativisht të vogla. Fuqia e erës nuk konsumon karburant, dhe nuk prodhon ajër të ndotur, në dallim nga burimet e energjisë të prodhuar nga mbetjet. Energjia e konsumuar për të prodhuar dhe transportuar materialet për të ndërtuar një central të energjisë së erës është e barabartë me energjinë e re e prodhuar nga centrali, vetëm brenda disa muajsh nga fillimi i operacionit.