Asistencë Teknike për Institutin e Statistikave dhe Zyrat Rajonale
Konteksti i projektit është i lidhur me faktin që INSTAT-i ka hyrë në një fazë të rëndësishme të detyrave institucionale, me pasoja direkte mbi kredibilitetin dhe përafrimin e Sistemit Kombëtar të Statistikave të Shqipërisë me kushtet e BE. Organizimi i regjistrimit të planifikuar të popullsisë dhe pronave në 2011, regjistrimit të sipërmarrjeve bujqësore dhe atyre ekonomike jo bujqësore janë aktivitete të rëndësishme me impakte direkte jo vetëm mbi INSTAT por gjithashtu mbi zhvillimin e sistemit kombëtar të statistikave dhe mbi të gjithë vendin në përgjithësi. Për një vend, zbatimi i regjistrimit (census) mundëson prezantimin e një përshkrimi korrekt të këtij vendi para qeverisë dhe organizatave internacionale, të bazuar mbi një pasuri të dhënash cilësore si fakte për vendim marrje dhe për krahasime internacionale.