Organizimi i Eventeve Publike për të Rritur Pjesëmarrjen e Shoqërisë Civile në Mbështetjen e Reformës Administrative Territoriale
IKU nëpërmjet PNUD organizoi dhe drejtoi 12 konsultime me publikun në katër qarqet e vendit – Korcë, Elbasan, Tiranë dhe Durrës, për diskutimin e dy varianteve të konfigurimit të hartes së Shqiperisë (me 39 ose me 49 Zona Funksionale) të miratuara nga komisioni i posaçëm parlamentar në kuader të reformës administrative territoriale, në këndveshtrimin e implikimeve që kjo reforme do të ketë në shërbimet e ofruara, si dhe cilësinë e jetës së qytetareve në këto zona. Pjesëmarrja në këto takime e shoqerisë civile dhe grupeve të tjera të interesuar ishte rreth 561 persona, nga të cilët 128 ose 23% ishin femra dhe 49 ose 9% ishin të rinj studentë të universiteteve të vendit.
March 11, 2017