Menaxhimi i Mbetjeve dhe Mbrojtja Mjedisore, Bashkëpunimi Ndërkufitar IPA, Shqipëri-Kosovë
Objektivi specifik i projektit është të rris njohuritë dhe angazhimin e 5000 studentëve, 300 mësuesve dhe 1000 qytetarëve në rajon në benefitet e menaxhimit të qëndrueshëm të mbetjeve dhe riciklimin për mbrojtjen mjedisore dhe zhvillimin ekonomik. Mungesa e ndërgjegjësimit, edukimit dhe aktivitetit në mesin e qytetarëve mbi çështjet mjedisore ka qenë determinuese mbi normat e sjelljes dhe kushtet mjedisore dhe sociale. Nëpërmjet kësaj ndërhyrje sfidat mjedisore dhe sociale shndërrohen në oportunitet ekonomike. Duke rritur nivelin e njohurive, angazhimit dhe bashkëpunimit ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve mbi menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve dhe riciklimin, shoqëria kosovare dhe shqiptare i mundësohet përshpejtimi në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian