Shërbime Komunale të Qëndrueshme – Menaxhimi i Mbetjeve të Ngurta
![](https://uri.org.al/wp-content/uploads/2021/11/tailoring-global-MDG-water-supply-and-sanitation.jpeg)
Në kuadër të këtij projekti, IKU do të ndërtojë një sistem të integruar të menaxhimit të mbetjeve të ngurta në disa komuna, parashikuar të kalojë në disa faza (në terma afatmesëm-afatgjatë) për të mbulur të gjithë territorin e Kosovës në përputhje me Planin vendor/kombëtar të Menaxhimit të Mbetjeve si dhe në përputhje me synimet e riciklimit sipas EU (2020/2025). Përpjekjet pilote do të kombinojnë zbatimin e përqasjeve të ndryshme si dhe të mundësojnë bazat për të shtrirë më tejë ndarjen në burim si dhe sistemin e mbledhjes së diferencuar në komunat e Kosovës. Nga ana tjetër përpjekjet pilote do të shërbejnë si bazë mësimore për të mësuar mbi planifikimin dhe zbatimin e përqasjeve të njëjta në komunat e përfshira në projekt të cilat mbulojnë të gjithë territorin e Kosovës.