Politika e Privatësisë

Instituti i Kërkimeve Urbane (IKU) angazhohet të respektojë privatësinë dhe informacionin tuaj personal bazuar në ligjin nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Kjo politikë e privatësisë rregullon përpunimin e informacionit tuaj personal të mbledhur përmes faqes së internetit të vendosur në uri.org.al. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni kushtet e kësaj politike të privatësisë.

IKU mbledh vetëm të dhënat që janë të nevojshme për të ofruar shërbimet e tij. Informacioni personal që mblidhet përmes faqes së internetit mund të përfshijë informacionin e kontaktit që na lejon të identifikojmë dhe të komunikojmë me ju, duke përfshirë emrin, adresën e email-it, adresën e postës dhe numrin e telefonit, dhe jo vetëm.

Ne mund t’ua zbulojmë informacionin tuaj personal punonjësve, kontraktorëve, konsulentëve tanë, ofruesve të shërbimeve dhe palëve të tjera përkatëse që kërkojnë një informacion të tillë për të na ndihmuar në menaxhimin e marrëdhënieve tona me ju dhe operimin e organizatës sonë, duke përfshirë palët e treta që ofrojnë shërbime për ne ose në emrin tonë.

Ne e përdorim këtë informacion për:

  • Të monitoruar dhe analizuar angazhimin, përdorimin dhe tendencat;
  • T’iu dërguar vizitorëve mesazhe, duke përfshirë edhe postën elektronike;
  • Të njoftuar vizitorët për përditësime të rëndësishme;
  • T’iu përgjigjur kërkesave, pyetjeve, komenteve ose shqetësimeve të vizitorëve.

IKU rezervon të drejtën për të modifikuar dhe ndryshuar këtë Politikë të Privatësisë, pa njoftim paraprak, për të pasqyruar përparimet teknologjike, ndryshimet ligjore dhe rregullatore dhe praktikat e mira. Të gjitha përditësimet e politikës sonë të privatësisë do të postohen në këtë faqe web-i.

Ju mund të tërhiqni pëlqimin tuaj për ndarjen e të dhënave tuaja personale në çdo kohë, duke na kontaktuar në info@uri.org.al.