Mbështetja e Bashkimit Evropian për Menaxhimin e Integruar të Ujrave
Agjencia Austriake për Zhvillim (AAZH) zbatoi projektin e financuar nga BE “Mbështetje e Bashkimit Evropian (BE) për Menaxhimin e Integruar të Ujrave (EUSIWM)” në Shqipëri. Duke u mbështetur në Programin e Veprimit IPA 2016 për Shqipërinë për Mbështetjen e Menaxhimit të Ujërave, dhe në përputhje me strategjinë vendase të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim për Shqipërinë (2015 – 2020), objektivat e përgjithshme të këtij projekti kontribuan në rritjen e zbatimit të Reformës Kombëtare të Ujit dhe progresit të Shqipërisë drejt kërkesave të legjislacionit të BE-së për ujërat. Agjencia për Menaxhimin e Burimeve Ujore (AMBU) ishte një përfitues i drejtpërdrejtë i projektit.
Ky projekt ndihmoi në forcimin e kapaciteteve për menaxhimin e sektorit në përputhje me politikat e BE-së dhe konsolidoi përpjekjet e mëparshme në këtë drejtim. Instituti i Kërkimeve Urbane mbështeti kuadrin e ri ligjor në fushën e menaxhimit të ujërave, i përmirësuar në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të bazuar në fakte dhe i zbatuar në përputhje me kërkesat e BE-së.