ECOROUTES – Shtigje Eko-Turizmi në Zonën Ndërkufitare për Promovimin e Turizmit Alternativ
Kukësi dhe Rahoveci kanë shumë destinacione tërheqëse natyrore dhe kulturore, megjithatë, ende nuk kanë një ofertë turistike të larmishme dhe gjithëpërfshirëse që të kombinojë destinacionet më të mira turistike në zonën ndërkufitare. Kjo ka kufizuar potencialin e zonës për t’u bërë një pikë e nxehtë turistike. Bukuritë natyrore të pashfrytëzuara, ndërgjegjësimi i ulët dhe informacioni i pamjaftueshëm për itineraret/shtigjet ekzistuese, hartëzimi joadekuat, mungesa e shërbimeve cilësore, fuqisë punëtore dhe ekspertëve të trajnuar në eko-turizëm, si dhe mungesa e kulturës së turizmit eko te vendasit, kanë penguar zhvillimin e industrisë së turizmit në këtë zonë. Ky projekt synon të lehtësojë bashkëpunimin dhe të inkurajojë shfrytëzimin e qëndrueshëm të pikave tërheqëse të zonës Kukës-Rahovec për të nxitur rritjen e industrisë së turizmit në zonën ndërkufitare.