ArtCult – Artizanët për Trashëgiminë Kulturore
Për të adresuar nevojat e Bashkisë së Kavajës dhe të Rrogozhinës, projekti do të kontribuojë në rritjen e mundësisë së tyre për zhvillim social-ekonomik, nëpërmjet vlerësimit të trashëgimisë kulturore, integrimit të grupeve vulnerabël në sektorin e punimeve artizanale tradicionale dhe ngritjes së kapaciteteve të artizanëve individualë dhe NVM-të artizanale. Kur të dyja zonat të marrin promovimin e duhur, numri i vizitorëve në zonë dhe të ardhurat financiare të krijuara nga atraksionet turistike do të rriten. Kjo nxitje e turizmit dhe zhvillimit ekonomik do të mbështesë krijimin e vendeve të punës në këto zona. Projekti gjithashtu do të rrisë ndërgjegjësimin publik dhe institucional mbi rolin e rëndësishëm që luan trashëgimia jonë kulturore e përbashkët në stimulimin e avancimit ekonomik të vendit tonë.