Energji e gjelbër dhe e qëndrueshme në ndërtesat e Elbasanit – GREENELB
Rrugëtimi i Elbasanit drejt neutralitetit klimatik përballet me sfida të ndjeshme, veçanërisht në sektorin e ndërtesave. Inventari i parë i gazeve serrë i qytetit tregon se ndërtesat janë kontribuesit kryesorë të emetimeve, ku konsumi i energjisë elektrike përbën 28.3%, ndërsa energjia jo-elektrike shton edhe 15.9%të emetimeve totale. Ndërtesat e banimit privat janë burimi kryesor, përgjegjëse për 96.8% të këtyre emetimeve.
Përmes Programit të Qyteteve Pilot NetZeroCities në kuadër të Misionit të BE-së për Qytetet Neutrale ndaj Klimës, ky projekt do të pilotojë zgjidhje inovative të eficiencës së energjisë në lagjen “Vullnetari” të Elbasanit. Kjo lagje do të shërbejë si terren testimi për zhvillimin dhe zbatimin e modeleve gjithëpërfshirëse të eficiencës së energjisë që më vonë mund të shkallëzohen në të gjithë qytetin.