Asistencë Teknike për Sistemin e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve të Ngurta për dy Bashki të Përzgjedhura të Shqipërisë
Ky projekt pason asistencën e më mëparshme ofruar në kuadër të programeve CARDS dhe IPA në mbështetje të sektorit të mjedisit dhe ndryshimit të klimës në Shqipëri.
Në një takim të Komitetit Drejtues të projektit më 31 korrik 2019, dhe mbi bazën e një rishikimi të kujdesshëm të rezultateve të arritura deri më sot dhe ndikimeve të tyre, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka kërkuar zyrtarisht mbështetjen e Delegacionit të BE-së për të zgjeruar fushën e veprimtarive ekzistuese duke përfshirë të gjithë zonën jugore të Qarkut Vlorë si dhe Zonën e Menaxhimit të Mbetjeve Gjirokastër (siç përshkruhet në Masterplanin e vendit), duke zgjeruar kështu studimin ekzistues të fizibilitetit për të përfshirë bashkitë Himarë, Sarandë, Finiq, Delvinë si dhe Konispol.