Buxhetimi me Pjesëmarrje në Shqipëri
Banka Botërore në bashkëpunim me Institutin e Kerkimeve Urbane (IKU) dhe dy organizata të tjera shqiptare: NACSS dhe Co-Plan ndërmori iniciativa për të forcuar pjesëmarrjen qytetare në procesin e qeverisjes vendore në Shqipëri duke: – ngritur aftësitë drejtuese të zyrtareve të qeverisjes vendore e të shoqërise civile për t’u angazhuar në këshillime që janë të fokusuara dhe me objektiva të orientuar drejt zgjidhjes së problemeve komunitare dhe – në baza pilot të prezantojë mekanizmat afatshkurter dhe afatgjate për institucionalizimin e zërit të qytetarëve në proceset e vendimmarrjes. Objektivi afatgjate është të krijojë mundësi për përfshirje sociale në vendimmarrjet publike
March 11, 2017