CALT – Zhvillimi Ekonomik Alternativ në Zonat me Risk të Lartë të Veprimeve Ilegale/Informale si Mbjellja e Kanabisit, në Gjirokastër dhe Dropull
Bashkitë e Gjirokastrës dhe Dropullit kanë pasur rritje të kultivimit të kanabisit gjatë viteve të fundit. Për shkak të papunësisë së lartë, veçanërisht në zonat rurale të këtyre bashkive, shumë prej banorëve kanë nisur të kultivojnë kanabis për të siguruar të ardhura për familjeve të tyre. Për të luftuar këtë fenomen në këto dy bashki, projekti do të zbatojë aktivitete të cilat do të rrisin mundësitë e punësimit dhe do të inkurajojnë vetëpunësimin legjitim, aktivitete që do të ndërgjegjësojnë kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, me fokus të veçantë të rinjtë dhe të rejat e familjeve që jetojnë me ndihmë ekonomike dhe të rinjtë dhe të rejat e papunësuara apo me arsim të ulët, si edhe aktivitete që motivojnë, promovojnë dhe mbështesin kultivimin e bimëve aromatike mjekësore.