Climate Bridges – Rrjeti i partnerëve në veprim
Rajoni i Ballkanit Perëndimor po ndjek në mënyrë aktive anëtarësimin në BE ndërsa zhvillon iniciativa të veprimit për klimën. Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë në faza të ndryshme të negociatave të anëtarësimit në BE, secila duke u përballur me sfida në zhvillimin dhe zbatimin e politikave klimatike. Këto sfida rrjedhin kryesisht nga kapaciteti i kufizuar administrativ dhe koordinimi i pamjaftueshëm ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe organeve qeveritare. Ky projekt sjell në vëmëndje nevojën për veprime të koordinuara klimatike në rajon. Analiza e politikave zbulon boshllëqe në zbatimin e Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor (AGjBP), e karakterizuar nga miratimi i pabarabartë i politikave dhe angazhimi i kufizuar i palëve të interesit. Projekti përgjigjet duke forcuar bashkëpunimin rajonal, duke përmirësuar strukturat qeverisëse dhe duke nxitur bashkëpunimin midis organizatave të shoqërisë civile, organeve qeveritare dhe sektorit privat.