Hartimi i Planeve Operacionale të Zhvillimit Vendor për Njësitë e reja të Qeverisjes Vendore në Shqipëri
Instituti i Kërkimeve Urbane është i fokusuar në një grup prej katër bashkish, të vendosura në pjesën juglindore të Shqipërisë: Maliq, Devoll, Kolonjë dhe Pustec. URI do të analizojë dokumentet ekzistuese të planifikimit strategjik për të katër bashkitë, duke filluar përgatitjen e diagnozës së situatës së zhvillimit social-ekonomik të zonave, në përputhje me strukturën e kërkuar nga MSLI. URI do të përdorë “pemën e problemeve” për vlerësimin e problemeve dhe prioriteteve afatshkurtra në secilën prej bashkive. Përparësitë krahasuese të zhvillimit të secilës fushë do të vlerësohen dhe përkthehen në prioritete që do të sqarohen në dokumentin përfundimtar, LDOP, pas një sërë forumesh dhe fokus grupesh me aktorët lokalë.
March 11, 2017