Promovimi i Parandalimit të Mbetjeve dhe Riciklimi në Zonën Ndërkufitare – Less Waste II

Menaxhimi i duhur i mbeturinave mbetet një problem në zonën ndërkufitare Shqipëri-Greqi. Janë bërë hapa drejt Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve, por ende ka shumë për të bërë. Sipas raportit “Menaxhimi i Mbeturinave Komunale” të Agjencisë Evropiane të Mjedisit, në Shqipëri kërkohet urgjentisht ngritja e një sistemi të veçantë të grumbullimit për mbeturinat e ngurta komunale, ndërsa aktualisht është nisur zhvillimi i deponive të reja rajonale të cilat janë në pajtueshmërinë me standardet mjedisore dhe sanitare të BE.
Strategjia e projektit është të kombinojë menaxhimin e centralizuar të bio-mbeturinave, për të arritur objektivat e 2020 për më pak deponime. Projekti synon i) të përmirësojë kapacitetet e menaxhimit të mbeturinave në zonat e targetimit, veçanërisht në sektorët e kompostimit dhe riciklimit; ii) të përmirësojë ndjeshëm kapacitetet e kontejnerëve për kompostimin/riciklimin qoftë në nivel lagjeje apo në shtëpi (ndarja në burim) në 30%.
Objektivi i përgjithshëm i Less Waste II është parandalimi i mbeturinave përmes promovimit të praktikave të riciklimit/kompostimit, që do të realizohet përmes zhvillimit të përbashkët dhe zbatimit të veprimeve demonstruese në zonat partnere të projektit.

