Vlerësim i Situatës së Qeverisjes Vendore

Projekti i STAR 2 është zhvilluar në vijimësi të paraardhësit të tij, STAR, si dhe në përputhje me asistencën e partnerëve të shumtë për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe administrative në nivel vendore. Duke marrë në konsideratë sa më lart, Projekti i STAR 2 do të ketë një mbulim kombëtarë ku do përfitojnë të 61 bashkitë, të cilat do të asistohen në tre komponentë kryesorë: 1. Forcimi i kapaciteteve institucionale dhe administrative të NJQV-ve; 2. Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve në nivel vendor; 3. Rritja e mirëqeverisjes duke u orientuar nga qytetarët dhe pjesëmarrjes kuptimplotë në vendimmarrje.


March 11, 2017