Potenciali shtesë i eficiencës së energjisë për përmirësimin e KKP-së së Shqipërisë 2030
Ky studim është një analizë e potencialit të Shqipërisë për reduktimin e emetimeve të gazeve serë nëpërmjet eficiencës së energjisë; ai mbështet Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit për përmirësimin e Kontributit Kombëtar të Përcaktuar për reduktimin e emetimeve të gazeve serë, si dhe për përmbushjen me cilësi të detyrimeve të Shqipërisë kundrejt Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike dhe Marrëveshjes së Parisit.
Ky dokument është hartuar nëpërmjet Projektit për Mbështetje Parapërgatitore të Fondit për Klimën e Gjelbër për Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë “Përmirësimi i Kontributit Kombëtar të Përcaktuar” 2020-2022. Projekti është zbatuar nga Instituti i Kërkimeve Urbane.
August 15, 2023