Politikat e Institutit të Kërkimeve Urbane
Në URI standartet dhe masat mbrojtëse mjedisore dhe sociale (ESS) janë pjesë përbërëse e kuadrit tonë institucional për projektim, zbatim, monitorim dhe mbikëqyrje të përgjithshme të projekteve. Ne zbatojmë një qasje të bazuar në rrezik dhe proporcional për të identifikuar, vlerësuar dhe menaxhuar rreziqet dhe ndikimet e mundshme në mjedis dhe sociale që lidhen me aktivitetin tonë, duke promovuar njëkohësisht transparencën, përfshirjen, llogaridhënien, ndjeshmërinë gjinore dhe pjesëmarrjen e palëve të interesuara. Nëpërmjet kësaj qasjeje, URI synon të shmangë ose të zbusë dëmet, të forcojë integritetin institucional dhe të mbështesë rezultate zhvillimore të qëndrueshme dhe të barabarta.
-
Vlerat, Etika dhe Shkelje
URI angazhohet për standarde të larta integriteti, sjelljes, etikës dhe përgjegjësisë profesionale në të gjitha aktivitetet dhe zbatimet e tijë. Organizata mirëmban rregulla, përgjegjësi dhe mekanizma raportimi për të promovuar sjellje etike, për të parandaluar sjelljen e keqe dhe për të siguruar që shqetësimet dhe pretendimet për shkeljen të jenë subjekt i shqyrtimit, ndjekjes dhe veprimeve korrigjuese të përshtatshme.
Publikimi i Kodit dhe Etikës nga URI → -
Praktikat e ndaluara, përfshirë Mashtrimin dhe Korrupsionin
URI ka një qasje zero-tolerance ndaj mashtirimeve, korrupsionit, praktikave detyruese, bashkëpunuese, penguese dhe çdo praktike tjetër të ndaluar, si dhe ndaj keqpërdorimit të fondeve, aseteve apo autoritetit. Nëpërmjet kontrolleve të brendshme, ndarjes së detyrave, mekanizmave të mbikëqyrjes, kërkesave për dokumentim, kanaleve raportuese dhe masave të reagimit, URI synon të parandalojë, zbulojë dhe adresojë çdo sjellje që mund të cenojë përdorimin e ligjshëm, transparent dhe të përgjegjshëm të burimeve.
Kodi i Vlerave dhe i Etikës → -
Parandalimi i Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit
URI angazhohet për të mbrojtur operacionet, partneritetet dhe flukset e saj financiare nga rreziqet që lidhen me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Organizata zbaton një qasje të bazuar në rrezik, duke përfshirë procedura të kujdesit të duhur (due diligence), verifikime (screening), kontrolle proporcionale, kërkesa për dokumentim dhe procedura të brendshme për përshkallëzim, me qëllim mbështetjen e përputhshmërisë, mbrojtjen e integritetit institucional dhe reduktimin e rrezikut të keqpërdorimit të fondeve.
Politika dhe Procedurat e URI për PPP dhe KFT → -
Shfrytëzimi, Abuzimi dhe Ngacmimi Seksual
URI zbaton një qasje me tolerancë zero ndaj shfrytëzimit dhe abuzimit seksual, si dhe ndaj ngacmimit seksual. Organizata angazhohet për parandalimin, rritjen e ndërgjegjësimit, sigurimin e mekanizmave të raportimit të sigurt dhe konfidencial, mbrojtjen e personave të prekur, si dhe ndërmarrjen e veprimeve të shpejta dhe të përshtatshme në përgjigje të çdo shqetësimi apo pretendimi, duke respektuar dinjitetin, konfidencialitetin, parimin e mosndëshkimit dhe llogaridhënien.
Kodi i Vlerave dhe Etikës i URI-së → -
Barazia Gjinore dhe Përfshirja
URI integron konsideratat gjinore në të gjitha praktikat e saj institucionale dhe përgjatë gjithë ciklit të projektit, duke përfshirë projektimin, zbatimin, monitorimin dhe angazhimin e palëve të interesuara. Organizata synon të promovojë barazinë, përfshirjen dhe pjesëmarrjen kuptimplote, si dhe të identifikojë dhe adresojë në mënyrë sistematike dhe proporcionale barrierat, rreziqet dhe ndikimet e diferencuara që lidhen me gjininë.
Politika Gjinore e URI → -
Masat Mbrojtëse Mjedisore dhe Shoqërore
URI zbaton masa mbrojtëse mjedisore dhe sociale për të identifikuar, vlerësuar, menaxhuar dhe monitoruar rreziqet dhe ndikimet e mundshme mjedisore dhe sociale që lidhen me aktivitetet e saj. Nëpërmjet proceseve të shqyrtimit paraprak (screening), vlerësimit proporcional të rrezikut, masave zbutëse, angazhimit të palëve të interesuara, monitorimit, publikimit të informacionit, si dhe mekanizmave të ankesave dhe trajtimit të tyre, organizata synon të mbështesë ndërhyrje mjedisore të qëndrueshme, sociale përfshirëse dhe të qëndrueshme.
Politikat dhe Procedurat ESS të URI-t →
Raportimi i Shkeljeve dhe Ankesave
URI inkurajon çdo person që bëhet në dijeni të shkeljeve të dyshuara në lidhje me aktivitetet apo operacionet e saj që ta raportojë çështjen në mirëbesim, përmes kanaleve të përcaktuara të raportimit të organizatës. Raportimet mund të lidhen, ndër të tjera, me mashtrim, korrupsion, konflikte interesi, pastrim parash apo financim të terrorizmit, shfrytëzim, abuzim apo ngacmim seksual, si dhe shkelje të vlerave dhe standardeve etike.
URI inkurajon gjithashtu çdo person që bëhet në dijeni të ndikimeve mjedisore dhe sociale të lidhura me aktivitetet e saj që të paraqesë ankesë përmes kanaleve të përcaktuara të raportimit të organizatës.
URI synon të sigurojë që raportimet të pranohen dhe të trajtohen në mënyrë konfidenciale, të drejtë dhe në kohë, në përputhje me procedurat e saj të brendshme, si dhe që personat që raportojnë në mirëbesim të mbrohen nga çdo formë hakmarrjeje, në masën më të plotë të lejuar nga kuadri përkatës. Kur është e përshtatshme, çështjet e raportuara mund të shqyrtohen, vlerësohen, përshkallëzohen dhe, sipas rastit, t'u referohen për hetim të jashtëm ose autoriteteve kompetente, në përputhje me legjislacionin kombëtar.
-
Rrugët e Raportimit
Shqetësimet lidhur me shkelje të dyshuara ose ankesat mund të raportohen përmes cilitdo prej kanaleve të mëposhtme. Raportimet mund të paraqiten nga stafi, kontraktorët, partnerët, përfituesit apo çdo person tjetër që bëhet në dijeni të një sjelljeje që mund të mos jetë në përputhje me rregullat, standardet ose kërkesat e zbatueshme të URI-së.
E-mail Shqetësimet mund të raportohen përmes e-mail-it në adresën info@uri.org.al. Ky kanal mund të përdoret për të paraqitur informacion, dokumente mbështetëse ose çdo shpjegim të rëndësishëm lidhur me shkelje të dyshuara. Raportimet e dërguara me e-mail duhet të përmbajnë, në masën e mundshme, informacion të mjaftueshëm për të mundësuar shqyrtimin dhe ndjekjen e duhur.Telefon Shqetësimet mund të raportohen gjithashtu me telefon, përmes numrit zyrtar të kontaktit të URI-së +355 4 224 5546. Ky kanal mund të përdoret nga individë që dëshirojnë të paraqesin shqetësimin drejtpërdrejt dhe të marrin udhëzime mbi mënyrën e paraqitjes dhe trajtimit të çështjes sipas procedurave të URI-së.Postë Shqetësimet mund të raportohen edhe me postë, në adresën e selisë së URI-së: Rruga "e Barrikadave", pallati 14K, kati 4, ap. 44, Tiranë, 1057. Raportimet e dërguara me postë duhet të përmbajnë, në masën e mundshme, informacion të mjaftueshëm për të mundësuar shqyrtimin dhe ndjekjen e duhur.Fizikisht Shqetësimet mund të raportohen gjithashtu personalisht, në zyrat e URI-së. Ky kanal është i disponueshëm për individët që preferojnë të paraqesin shqetësimet drejtpërdrejt dhe në mënyrë konfidenciale pranë një përfaqësuesi të autorizuar të organizatës.Formular Online URI ofron gjithashtu një formular raportimi online për personat që dëshirojnë të raportojnë shqetësime, përfshirë në mënyrë anonime. Raportimet anonime do të shqyrtohen bazuar në informacionin e dhënë, dhe ndjekja efektive do të varet nga qartësia, besueshmëria dhe mjaftueshmëria e detajeve të paraqitura.
Procedurat për Trajtimin e Raportimeve
URI zbaton procedura formale për pranimin, regjistrimin, shqyrtimin, vlerësimin, përshkallëzimin, sipas rastit referimin për hetim të jashtëm ose pranë autoriteteve kompetente, si dhe mbylljen e raportimeve dhe ankesave të paraqitura përmes kanaleve të saj të raportimit. Këto procedura përcaktohen në Politikën e Sinjalizimit (Whistleblowing Policy) dhe në Politikën dhe Procedurat e ESS, si dhe në rregullat e tjera të brendshme të organizatës, dhe synojnë të sigurojnë që shqetësimet të trajtohen në mënyrë të strukturuar, konfidenciale, të paanshme dhe në kohë.
Pas regjistrimit, çdo raportim i nënshtrohet një vlerësimi paraprak për të përcaktuar nëse bie brenda fushës së zbatimit të kuadrit përkatës, nëse kërkohet informacion shtesë dhe cili është veprimi i duhur në vijim. Në varësi të natyrës së çështjes, kjo mund të përfshijë shqyrtim të brendshëm, vlerësim, përshkallëzim, masa korrigjuese, referim për hetim të jashtëm ose pranë autoriteteve kompetente, apo mbyllje të çështjes me dokumentim të arsyetuar.
Politika dhe Procedurat e Sinjalizimit të URI →Politika dhe Procedurat e ESS të URI →
-
Procedura e Hetimit
Kur një raportim ose ankesë, pas regjistrimit dhe vlerësimit paraprak, paraqet baza të mjaftueshme për veprime të mëtejshme, çështja përshkallëzohet në përputhje me procedurat e brendshme të URI-së, përmes niveleve përkatëse të menaxhimit dhe qeverisjes, dhe, kur kërkohet, pranë Bordit Drejtues. Në varësi të natyrës, seriozitetit dhe implikimeve ligjore të çështjes, URI mund ta referojë rastin pranë autoriteteve kombëtare kompetente ose të angazhojë një hetues të jashtëm për të shqyrtuar faktet dhe për të raportuar mbi çështjen.
Procedurat e Hetimit të URI-t →
Mbrojtja e Raportuesit
URI ndalon çdo formë hakmarrjeje ndaj çdo personi që, në mirëbesim, raporton shkelje të dyshuara ose ankesa, jep informacion apo kontribuon në shqyrtimin ose hetimin e një çështjeje të raportuar. Organizata angazhohet të ruajë konfidencialitetin në masën më të plotë të mundshme, të mbrojë raportuesit nga çdo formë intimidimi apo trajtimi të pafavorshëm dhe të trajtojë raportimet në një mënyrë të drejtë, respektuese dhe në përputhje me procedurat e brendshme të zbatueshme.
Masat për mbrojtjen e raportuesve zbatohen duke respektuar procesin e rregullt ligjor (due process), integritetin e procedurës dhe të drejtat e të gjitha palëve të përfshira.
Politika dhe Procedurat e Sinjalizimit të URI →