EbA – Ndërtimi i Qëndrueshmërisë Klimatike të Pyjeve përmes Përshtatjes së Bazuar në Ekosistem

Ndërtimi i qëndrueshmërisë klimatike të pyjeve përmes përshtatjes së bazuar në ekosistem (EbA) është një projekt afatshkurtër që synon të forcojë qëndrueshmërinë klimatike të pyjeve në Bashkinë e Elbasanit, duke përmirësuar rrjedhimisht mirëqënien e banorëve të zonës, si edhe duke bërë më të mundur përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.

Projekti përbëhet nga katër komponentë: 1) Zhvillimi i kapaciteteve institucionale dhe teknike për përshtatjen e bazuar në ekosistem në Elbasan; 2) Hulumtimi mbi EbA-n dhe rëndësinë e klimës në jetëse; 3) Ndërgjegjësimi i qytetarëve të Bashkisë Elbasan rolin e pyjeve në zbutjen e ndryshimeve klimatike; 4) Zbatimi i një ndërhyrjeje të vogël EbA në Bashkinë e Elbasanit, përgjatë lumit Shkumbin, me qëllim zbutjen e përmbytjeve.

Fletë informuese

May 25, 2022