OSHC-të Shqiptare në Procesin e Negociatave për Anëtarësim në BE

Është gjerësisht e pranuar që Kapitulli 27 i negociatave të anëtarësimit në BE është ndër më sfiduesit, si për arritjen e standardeve të cilësive dhe menaxhimit mjedisor ashtu edhe për barrën e tij financiare. Menaxhimi i ujit dhe mbetjeve, mbrojtja e natyrës dhe biodiversitetit dhe pajtueshmëria me kërkesat për informimin e publikut dhe pjesëmarrjen në proceset vendimmarrëse janë shembuj në Kapitullin 27 që tregojnë rëndësinë e integrimit të një shoqërie civile kohezive në garantimin e cilësisë dhe suksesit të anëtarësimit në BE.

OShC-të në Shqipëri po përballen me një sërë sfidash. Megjithatë, disa sfida kanë marrë pikë më të larta për nga rëndësia, duke përfshirë aksesin në burimet financiare, aktivizimin publik dhe përgjegjësinë dhe besueshmërinë e OSHC-ve. Edhe pse numri i OShC-ve është rritur vitet e fundit, skena dominohet nga OShC-të e vogla.

Fletë informuese

November 12, 2020