Katalogu i Itinerarëve Turistikë

Projekti “Përforcimi i Prodhimit Artizanal, Kulturës dhe Ekoturizmit – HAMLET” trajton rritjen e vlerave të qendrave historike, fshatrave dhe qytezave të vogla nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit të turizmit dhe ekonomik, duke nxjerrë në pah asetet mjedisore dhe kulturore të territoreve të përzgjedhura. Duke zhvilluar një strategji të përbashkët të menaxhimit të turizmit, projekti synon të nxisë bashkëpunimin dhe rrjetëzimin midis Italisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke sjellë në të njëjtin standard nivelin e produkteve dhe shërbimeve të ofruara, të ribashkuar nën një identitet vizual ndërkufitar unik që do të identifikojë dhe nxjerr në pah veçoritë e zonës së Adriatikut. Po kështu, futja e zonave të përzgjedhura në rrethin turistik do të nxisë ekonominë vendase, duke sjellë efekte pozitive në punësim si edhe do të ndalë varfërimin aktual shoqëror. Në kuadër të këtij projekti, u përfundua një hartëzim gjeografik dhe kulturor i disa pikave të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe natyrore vendase, me qëllim zhvillimin e ofertave të reja turistike, me itinerare dhe aktivitete të reja të bashkuara nën një markë të përbashkët.

Lexo më shumë

July 13, 2020