Udhëzues për Efiçencën dhe Kursimin e Energjisë në Familje

GreenElb Energji e Gjelbër dhe e Qëndrueshme në Ndërtesat e Elbasanit
Instituti i Kërkimeve Urbane, në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit, ka përgatitur këtë publikim në kuadër të projektit SGA NZC 101121530 – Subgrant – PCP3 – Elbasan, “Energji e Gjelbër dhe e Qëndrueshme në Ndërtesat e Elbasanit”, që zbatohet për periudhën 2024–2026 dhe financohet nga Bashkimi Europian në kuadër të programit NetZeroCities. Dokumenti është produkt i aktivitetit A1.2.4 “Hartimi i Udhëzuesit për Efiçencën e Energjisë” dhe synon përmirësimin e efiçencës energjetike të ndërtesave rezidenciale në Elbasan përmes ndërhyrjeve të bazuara në të dhëna dhe rritjes së ndërgjegjësimit publik.

Udhëzuesi është hartuar mbi bazën e një studimi empirik të realizuar me 108 familje në lagjen Vullnetari, duke aplikuar metodologji të kombinuar: anketa të strukturuara, intervista, vëzhgime të banesave dhe auditim energjetik. Gjetjet konfirmojnë se ndërhyrje me kosto minimale si zëvendësimi i llambave me LED, izolimi i dritareve, vendosja e timerit për bojlerin dhe eliminimi i konsumit në standby gjenerojnë kursime energjetike në rangun 15–25% për familje, me impakt të drejtpërdrejtë në reduktimin e faturave mujore.

Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë përgjegjësi ekskluzive e Institutit të Kërkimeve Urbane, i cili nuk mban përgjegjësi për përdorimin që mund t’i bëhet përmbajtjes nga palë të treta. Publikimi është objekt i së drejtës së autorit; megjithatë, duke inkurajuar shpërndarjen e njohurive, përmbajtja mund të riprodhohet tërësisht ose pjesërisht për qëllime jokomerciale, me kusht që burimi të citohet në mënyrë të plotë dhe të qartë.

Përgatitur nga Instituti i Kërkimeve Urbane
Mars 2026

June 25, 2026