Raporti Vjetor i Institutit të Kërkimeve Urbane për vitin 2025

Raporti Vjetor 2025 i Institutit të Kërkimeve Urbane përmbledh një vit pune mbi ndryshimet klimatike, mbi përpjekjet për qytete më të pastra dhe qeverisje vendore më të fortë në Shqipëri dhe në rajon. Raporti vë në dukje se si evidencat teknike, ekspertiza në hartimin e politikave dhe angazhimi i komunitetit shndërrohen në rezultate konkrete për bashkitë, qytetarët dhe bashkëpunimin rajonal.

Në këtë raport vjetor 2025 do të gjeni një pasqyrë të qartë të programeve dhe projekteve kryesore të zbatuara në fushat e mbrojtjes së mjedisit dhe ndryshimeve klimatike, menaxhimit të mbetjeve, ujit dhe kanalizimeve, energjisë dhe mobilitetit, turizmit dhe trashëgimisë kulturore, biodiversitetit, si dhe shoqërisë civile dhe qeverisjes. Raporti tregon se si URI ka mbështetur institucionet vendore dhe qendrore në ndërtimin e sistemit të parë kombëtar për monitorimin, raportimin dhe verifikimin (MRV) të gazeve serë në Shqipëri, në avancimin e mobilitetit klimatikisht neutral në Elbasan, në forcimin e grumbullimit të diferencuar të mbetjeve në burim në Berat dhe Durrës, si dhe në përgatitjen e investimeve të qendrueshme dhe efikase në sektorin e ujit.

Një fokus kryesor i Raportit Vjetor 2025 të Institutit të Kërkimeve Urbane është rëndësia e ngritjes dhe mirëmbajtjes së partneriteteve të konsoliduara. Gjatë raportit pasqyrohet bashkëpunimi me ministritë, bashkitë, agjencitë kombëtare, organizatat e shoqërisë civile, universitetet, grupet rinore dhe partnerët ndërkombëtarë.

July 24, 2026