4PLUS- Ndërgjegjësimi Publik, Gatishmëria, Pjesëmarrja dhe Koordinimi për një Mbrojtje Civile Gjithëpërfshirëse

Dokumenti i BE-së “Përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike në Evropë” thekson rritjen e rrezikut të dëmtimit të njerëzve, infrastrukturës dhe mjedisit për shkak të ndryshimit të klimës, dhe tërheqin vëmendjen për nevojën për veprim paraprak dhe reagim në politika e shteteve anëtare. Gjithashtu, siç përmenden edhe në “Programin Ndërkufitar IPA II Interreg Shqipëri – Greqi 2014-2020”, fatkeqësitë natyrore apo të shkaktuara nga njeriu paraqesin sfida të ndjeshme ndaj zhvillimit të qëndrueshëm, kryesisht në zonën ndërkufitare. Në veçanti zjarret dhe përmbytjet, gjithnjë e më tepër kanë ndikime ndërkufitare, duke e bërë të domosdoshme qasjen e përbashkët ndaj këtyre fenomeneve. Por, pavarësisht se ndërhyrja ndaj këtyre rasteve po merr më tepër vëmendje në të dy shtetet, ende mungojnë udhëzimet strategjike për të asistuar personat me aftësi të kufizuara (PAK) dhe moshën e tretë, duke i ekspozuar ata ndaj rreziqeve të ndryshme.

Objektivat e këtij projekti janë të rrisë njohuritë dhe aftësitë e autoriteteve dhe komuniteteve vendore në përgatitjen dhe menaxhimin e pasojave të shkaktuara nga rreziqet natyrore dhe të shkaktuara nga njeriu, veçanërisht për mbrojtjen e personave me aftësi të kufizuara dhe të moshuarve.

Fletë informuese

April 8, 2022