Asistenca Teknike për Këshillin Konsultativ ndërmjet Njësive të Qeverisjes Qëndrore dhe Vendore

Objektivi i projektit “Asistenca Teknike për Këshillin Konsultativ ndërmjet Njësive të Qeverisjes Qëndrore dhe Vendore” ishte të mbështeste aktorët e Këshillit Konsultativ ndërmjet qeverisjes qendrore dhe vendore në Shqipëri, duke rritur efikasitetin dhe efektivitetin e tij, për të përforcuar kontributin e Këshillit Konsultativ në avancimin e agjendës së decentralizimit të Shqipërisë.
Ky projekt kontriboi në përmirësimin e organizimit dhe funksionimit të Këshillit Konsultativ, duke ndihmuar në forcimin e rolit vendimmarrës të komunave për politikat dhe legjislacionin në lidhje me procesin e decentralizimit. Projekti gjithashtu përmirësoi kapacitetet e Agjencisë për Mbështetjen e Pushtetit Vendor (ASLG) në funksionimin, menaxhimin dhe komunikimin e Këshillit Konsultativ.
Për më tepër, projekti ndihmoi në zhvillimin e kapaciteteve të stafit të bashkive, shoqatave të bashkive dhe qarqeve, ASLG-së, Ministrisë së Brendshme dhe ministrive të linjës për kuadrin legjislativ dhe buxhetor vendor në përputhje me standardet e BE-së, duke ofruar një program për ngritjen e kapaciteteve, një trajnim për trajnerët dhe një kurs mësimor online që mund të ndiqet në mënyrë të pavarur.




