Përmirësimi i Kontributit Kombëtar të Përcaktuar Ekzistues

Arritja kryesore e këtij projekti ishte vlerësimi i potencialit kombëtar të eficiencës energjetike për reduktimin e emetimeve të gazeve serrë gjatë periudhës 2016-2031, duke i dhënë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë politika dhe masa alternative shtesë për përmirësimin e Kontributit ekzistues të Përcaktuar Kombëtar (NDC 2015), në përputhje me kërkesat e UNFCCC dhe Marrëveshjes së Parisit.

Vlerësimi mbështetet nga studimi i gjendjes së zbatimit dhe harmonizimit të dokumenteve aktuale strategjike kombëtare në lidhje me ndryshimet klimatike dhe eficiencën energjitike, mbi të cilat jepen rekomandime të mëtejshme për përmirësimin e procesit kombëtar për ndryshimet klimatike në periudhë afat-mesme.

Fletë informuese

February 12, 2022