Projekti për Rritjen e Besueshmërisë së Kredidhënies (PRBK)

BERZH ka nisur Projektin për Rritjen e Besueshmërisë së Kredidhënies (PRBK) për Bashkinë e Tiranës për të ofruar asistencë teknike në fushën e menaxhimit financiar. Projekti synon nxjerrjen e një teprice të mjaftueshme buxhetore, sigurimin e parave të mjaftueshme për të realizuar shlyerjen e borxheve dhe shërbimin e huasë (duke përfshirë interesin) dhe stabilizimin e ruajtjen e kësaj situate për periudhën e ripagimit të huasë. Projekti për Rritjen e Besueshmërisë së Kredidhënies për Bashkinë e Tiranës është në linjë me kuadrin e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për decentralizimin fiskal dhe konsiderohet nga Bashkia e Tiranës jo vetëm si një projekt për asistencë teknike në funksion të huamarrjes, por, edhe si një projekt i forcimit të kapacitetit të menaxhimit financiar të Bashkisë së Tiranës përpara hyrjes në tregjet e brendshme dhe të jashtme financiare.

Lexo më shumë

March 11, 2017