Bashkitë në Procesin e Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian
Qëllimi i këtij raporti është të sjellë në vëmendje rëndësinë e qeverisë vendore në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE duke paraqitur përgjegjësinë e saj në drejtim të përmbushjes së kritereve të anëtarësimit dhe gjendjen e përmbushjes së tyre në vitin 2017, e cila të mund të jetë bazë për vlerësimin e performancës së qeverisë vendore në procesin e integrimit në vitet në vazhdim. Raporti është ngritur sipas Planit Kombëtar për Integrimin Evropian 2017-2020 dhe Raportit të Komisionit Evropian mbi Shqipërinë 2016, gjithashtu, sipas dokumenteve strategjike e politike kombëtare dhe bazës ligjore të çdo fushe të kritereve të anëtarësimit në BE në të cilat qeveria vendore ka përgjegjësi, brenda kuadrit të funksioneve të vetëqeverisjes vendore përcaktuar në ligjin 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.