Gjendja e zbatimit të politikave dhe masave të eficiencës së energjisë
Ky raport është një vlerësim i gjendjes së zbatimit të politikave kombëtare të eficiencës së energjisë dhe masave për zbutjen e ndryshimeve klimatike në KKP-në e Shqipërisë 2016-2030. Ai mbështet Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit në përmirësimin e Kontributit Kombëtar të Përcaktuar për reduktimin e emetimeve të gazeve serë, si dhe për përmbushjen me cilësi të detyrimeve të Shqipërisë kundrejt Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike dhe Marrëveshjes së Parisit.
Dokumenti është hartuar nëpërmjet Projektit për Mbështetje Parapërgatitore të Fondit për Klimën e Gjelbër për Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë “Përmirësimi i Kontributit Kombëtar të Përcaktuar” 2020-2022. Projekti është zbatuar nga Instituti i Kërkimeve Urbane.