Këndvështrimi Alternativ i Progresit Mjedisor: Negociatat e Shqipërisë me BE-në dhe Kapitulli 27

Grupimi GREEN 27+ i përbërë nga REC Albania, INCA, Qendra EDEN/EDEN Centre dhe Urban Research Institute, i mbështetur nga 20 organizata të tjera mjedisore në vend, hartuan këtë raport, i cili është i pari i këtij lloji në vendin tonë. Ky grupim beson fuqimisht në aftësitë dhe kapacitetet e shoqërisë civile mjedisore shqiptare për të luajtur një rol të rëndësishëm dhe aktiv në procesin e negociatave ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së.
Raporti u përgatit me ndihmën e Qeverisë Suedeze, përmes Agjencisë Suedeze të Mbrojtjes së Mjedisit, e cila mbështet punën e Republikës së Shqipërisë drejt një mjedisi më të mirë dhe zbatimin e kërkesave mjedisore të BE-së për Kapitullin 27 me aftësitë dhe njohuritë suedeze për rregulloret e BE-së dhe zbatimin e tyre.