T’a Pastrojmë Shqipërinë!
Instituti i Kërkimeve Urbane ofroi asistencë teknike dhe ndihmoi në lehtësimin e procesit të mobilizimit të komunitetit në kuadër të projektit “Ta pastrojmë Shqipërinë!”. Përgjatë periudhës së zbatimit të projektit, mars-maj 2018, IKU u angazhua në hartimin e planeve të punës si dhe të kalendarëve të aktiviteteve për bashkitë Shkodër, Lezhë dhe Pukë, ku zbatohet projekti, duke dakordësuar me kryetarët e bashkive përkatëse. Gjithashtu, IKU bashkëpunoi me zyrtarët e bashkive në organizimin dhe promovimin e aktiviteteve në mediat lokale dhe media sociale, si dhe ka qenë i pranishëm në disa prej aktiviteteve të zbatuara në tre bashkitë e përfshira në projekt.
Në kuadër të këtij projekti, bashkitë Shkodër, Lezhë dhe Pukë organizuan dhe zbatuan aktivitete të cilat ndihmuan në sensibilizimin e qytetarëve, me synim përfshirjen e sa më shumë aktorëve në të gjitha organizimet e zhvilluara. Raporti final i projektit paraqet një përmbledhje të aktiviteteve të realizuara, impaktit të arritur dhe mësimeve të nxjerra në secilën prej tre bashkive partnere.
Lexo më shumë