UKT – Programi i Përmirësimit të Performancës Financiare dhe Operacionale, Programi i Pjesëmarrjes së Grupeve të Interesit

Themeluar në 1939, UKT është një ndërmarrje bashkiake që ofron shërbimin e furnizimit me ujë si dhe mbledhjen, largimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura për Bashkitë Tiranë, Vorë dhe Kamëz. Studime dhe dokumente ekzistuese tregojnë se aktualisht UKT po përballet me një numër sfidash që lidhen me: gjendjen e amortizuar të rrjetit të ujësjellësit si pasojë e mirëmbajtjes së ulët që çon në nivele të larta ndërprerjesh në furnizimin me ujë dhe cilësi të dobët të ujit; një normë e lartë e ujit pa të ardhura; kosto të lartë të pompimit të ujërave nëntokësore; situatë të ndërlikuar të fluksit të parave, etj. Në mënyrë që të rritet kapaciteti i institucionit për të përmirësuar sistemin e furnizimit me ujë, UKT ka përfituar një kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, më konkretisht për (i) ndërtimin e një tubacioni për transferimin e ujit nga impianti i trajtimit të ujit në Bovillë në pjesën perëndimore të qytetit; dhe (ii) shtrirjen e impiantit të trajtimit të ujit në Bovillë.

Lexo më shumë

February 1, 2022