UKT – Programi i përmirësimit të performancës financiare dhe operacionale, Programi i pjesëmarrjes së grupeve të interesit (FOPIP)

Themeluar në 1939, UKT është një ndërmarrje bashkiake që ofron shërbimin e furnizimit me ujë si dhe mbledhjen, largimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura për Bashkitë Tiranë, Vorë dhe Kamëz. Studime dhe dokumente ekzistuese tregojnë se aktualisht UKT po përballet me një numër sfidash që lidhen me: gjendjen e amortizuar të rrjetit të ujësjellësit si mirëmbajtje e ulët që çon në nivele të larta ndërprerjesh në furnizimin me ujë dhe cilësi të dobët të ujit; një normë e lartë e ujit pa të ardhura; kosto e lartë e pompimit të ujërave nëntokësore; situate e ndërlikuar e fluksit të parave, etj. Në mënyre që të rritet kapaciteti i saj për të përmirësuar sistemin e furnizimit me ujë, UKT ka përfituar një kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, më konkretisht: (i) për ndërtimin e një tubacioni për transferimin e ujit nga impianti i trajtimit të ujit në Bovillë në pjesën perëndimore të qytetit; dhe (ii) për shtrirjen e impiantit të trajtimit të ujit në Bovillë.

Lexo më shumë

February 1, 2022