Financat Vendore për Shërbimet Mjedisore

Zbatimi i Reformës Administrative dhe Territoriale në vend u shoqërua me delegimin për herë të parë nga qeveria qendrore tek ajo vendore të disa funksioneve në fushën e mbrojtjes së mjedisit; njëkohësisht, me zgjerimin e territorit dhe popullsisë së bashkive, nevoja për shërbimet publike vendore të lidhura me mjedisin u rrit. Këto përgjegjësi më të mëdha për bashkitë në fushën e mjedisit, në vijim të decentralizimit, kërkojnë kapacitete njerëzore dhe financiare për t’u përmbushur. Për të bërë një vlerësim të këtyre kapaciteteve, u krye për herë të parë një studim në nivel kombëtar mbi shpërndarjen dhe strukturën e buxhetit vendor për shërbime mjedisore, në harkun kohor 2016-2019. 

Lexo më shumë

February 10, 2018