Vulnerabiliteti i grave ndaj ndryshimeve klimatike

Ky studim është një pasqyrë e dimensioneve të cenueshmërisë gjinore ndaj ndryshimeve klimatike në Shqipëri. Ai mbështet Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit në avancimin e procesit të integrimit gjinor në politikën kombëtare të ndryshimeve klimatike, si pjesë e procesit të përmirësimit të Kontributit Kombëtar të Përcaktuar për reduktimin e emetimeve të gazeve serë, si dhe për përmbushjen me cilësi të detyrimeve të Shqipërisë kundrejt Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike dhe Marrëveshjes së Parisit.

Ky dokument është hartuar nëpërmjet Projektit për Mbështetje Parapërgatitore të Fondit për Klimën e Gjelbër për Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë “Përmirësimi i Kontributit Kombëtar të Përcaktuar” 2020-2022. Projekti është zbatuar nga Instituti i Kërkimeve Urbane.

Lexo më shumë

August 15, 2023