THIRRJE PËR APLIKIM

Ekspert Mjedisi/Urbanist

Dëshiron t’i bashkohesh ekipit të Urban Research Institute?

Përshkrimi i thirrjes

Urban Research Institute është në kërkim të një Eksperti Mjedisi/Urbanist për t’iu bashkuar ekipit tonë në zbatimin e projekteve që lidhen me mjedisin, zhvillimin urban, planifikimin e qëndrueshëm, qeverisjen vendore dhe politikat publike.

Kandidati i përzgjedhur do të angazhohet në hartimin, koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve teknike dhe kërkimore, në bashkëpunim me institucione vendore dhe qendrore, partnerë ndërkombëtarë, ekspertë të fushës dhe aktorë të shoqërisë civile.

Profili i kërkuar

  • Arsim të lartë në mjedis, urbanistikë, planifikim urban, inxhinieri mjedisi, politika publike ose fusha të ngjashme.
  • Të paktën 3 vite përvojë profesionale në fushën e mjedisit, zhvillimit urban, planifikimit territorial, klimës, energjisë, mobilitetit urban ose qeverisjes vendore.
  • Përvojë në menaxhimin ose koordinimin e projekteve, veçanërisht projekte të financuara nga donatorë ndërkombëtarë.
  • Njohuri të mira mbi funksionimin e institucioneve vendore dhe qendrore në Shqipëri.
  • Aftësi për të përgatitur raporte, analiza, dokumente teknike, materiale konsultimi dhe përmbledhje të qarta për aktorë institucionalë.
  • Aftësi të mira komunikimi, koordinimi dhe pune në ekip.
  • Njohje shumë të mirë të gjuhës shqipe dhe angleze, në të shkruar dhe në të folur.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, me afate të qarta dhe në mjedis dinamik pune.

Detyrat kryesore

  • Përgatitjen e analizave teknike dhe dokumenteve mbështetëse për projekte në fushën e mjedisit dhe zhvillimit urban.
  • Mbështetjen e zbatimit të aktiviteteve në terren, konsultimeve, takimeve me aktorë dhe aktiviteteve institucionale.
  • Mbështetjen e ekipit të URI në zhvillimin e projekt ideve, aplikimeve dhe propozimeve të reja.
  • Ndjekjen e afateve, produkteve dhe rezultateve të projekteve sipas kërkesave të donatorëve dhe partnerëve.

Konsiderohet avantazh

  • Përvojë me projekte të financuara nga Bashkimi Europian, GIZ, SDC, UNDP, UNEP, Banka Botërore ose donatorë të tjerë ndërkombëtarë.
  • Njohuri mbi acquis të Bashkimit Europian në fushën e mjedisit, klimës, energjisë, planifikimit urban ose zhvillimit të qëndrueshëm.
  • Përvojë në konsultime publike, punë me komunitetin dhe procese pjesëmarrëse.
  • Përvojë në përgatitjen e dokumenteve strategjike, planeve vendore, analizave ligjore ose teknike.

Mënyra e aplikimit

Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:

  • CV të përditësuar.
  • Letër të shkurtër motivimi.
Adresa e aplikimitinfo@uri.org.al
Subjekti i emailitAplikim për Ekspert Mjedisi/Urbanist
Afati i aplikimit10 korrik 2026

Parime të procesit

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Apliko deri më 10 korrik 2026 në info@uri.org.al

June 11, 2026