Iniciativa të Institutit Urban për Decentralizimin në Shqipëri
Vendosja e një sistemi demokratik të qëndrueshëm në Shqipëri kërkon një qeverisje me eficente dhe të përgjegjshme, kerkon perfshirje të gjerë qytetare në proceset e vendimmarrjes dhe në zbatimin e programeve të përbashketa të zhvillimit. Shume nga drejtuesit e qeverise vendore në Shqiperi e vleresojnë kontributin e pjesemarrjes qytetare. Shume nga këta drejtues përpiqen me sa munden për të perfshirë qytetaret. Në këto përpjekje, shumë nga zyrtarët e gjejnë veten me mangësi për sa i përket mjeteve që stimulojnë pjesëmarrjen e vazhdueshme të qytetarëve. Filozofia e re dhe mënyrat e administrates publike synojne jo vetem fuqizimin e qytetareve por edhe pjesemarrjen aktive me metoda dhe mjete të ndryshme. IKU u perfshi në hartimin dhe organizimin e disa trajnimeve për të zbatuar këto mjete dhe teknika për pjesemarrjen, nëpermjet disa komponentëve.