Vlerësimi i Mangësive në Zbatimin e Strategjisë dhe Planit Kombëtare të Menaxhimit të Mbetjeve

Shqipëria është angazhuar ne përmbushjen e kërkesave të Marrëveshjes për Asocjim dhe Stabilizimit. Në fushën e mjedisit, lidhur me menaxhimin e mbetjeve, Raporti i fundit Progresit nga KE vlerëson se ka mangësi në zbatimin e politikave kombëtare, gjithashtu ndarja në burim e mbetjeve akoma mbetet në nivele shume të ulëta gjithashtu dhe riciklimi i këtyre mbetjeve. Kapacitete të ulëta të autoriteteve përkatëse rreth menaxhimit të mbetjeve është një nga shkaqet kryesore të cilësuara në Raport. Situata financiare e autoriteteve vendore në tërësi është e dobët edhe si pasoje e ndarjes se fundit administrative si dhe reformës territoriale. Kështu të ndodhur përpara kësaj situate, ligji i menaxhimit të mbetjeve i përafruar me atë Evropian ka nevoje për tu riparë dhe përmirësuar. Për këtë arsye Strategjia Kombëtare, Plani Kombëtar dhe Ligji mbi menaxhimin e mbetjeve janë dokumentet kryesore të cilët kane nevoje për tu rishikuar në lidhje me mangësinë në zbatimin tyre deri me tani.

Lexo më shumë

March 11, 2017