Praktika të Mira në Bashkitë e Qarkut Elbasan

Projekti “Qytetarë aktivë për monitorimin e ofrimit të shërbimeve publike vendore nëpërmjet Teknikave të Vëzhguesve të Trajnuar” prezanton Teknikën  e Vëzhguesve të Trajnuar (TVT), me qëllim përmirësimin e kapaciteteve të administratës vendore për të monitoruar e vlerësuar ofrimin e shërbimeve publike nëpërmjet bashkëpunimit me vetë qytetarët që i përfitojnë ato.

Zbatimi i Teknikës së Vëzhguesve të Trajnuar ndihmon në sigurimin e një mjedisi më të pastër dhe rekreativ në zonat urbane. Teknika e Vëzhguesve të Trajnuar u zbatua gjatë periudhës janar – dhjetor 2021 në bashkitë Elbasan, Gramsh, Peqin, Cërrik, Belsh të Qarkut të Elbasanit. Qytetarë të këtyre bashkive u trajnuan, dhe më pas, të ndarë në grupe, vlerësuan cilësinë e ofrimit të tri shërbimeve publike vendore të përzgjedhura:

  • Mbledhja, largimi dhe trajtimi i mbetjeve të ngurta dhe shtëpiake;
  • Parqet, lulishtet dhe hapësirat e gjelbra publike;
  • Ndërtimi, rehabilitimi dhe mirëmbajtja e ndërtesave arsimore të sistemit shkollor para universitar.

Gjatë vëzhgimit dhe vlerësimit të komponentëve të shërbimit të hapësirave të gjelbra dhe ndërtesave arsimore do të kenë në fokus personat me aftësi të kufizuar (PAK) dhe mundësitë që ju ofrohen atyre në lidhje me këto dy shërbime. Në përfundim të montorimeve në terren në bashkitë e qarkut Elbasan, u hartua manuali ku u prezantuan eksperiencat, rezultatet dhe gjetjet e këtij procesi për të shtata bashkitë pjesëmarrëse në projekt. Manuali përmban foto, grafikë informues (infographics), harta të zonave të monitoruara si dhe rekomandime.

Lexo më shumë

October 25, 2021