Kursi i anglishtes për sektorin e turizmit dhe mikpritjes

Instituti i Kërkimeve Urbane në bashkëpunim me Bashkinë Kukës ju fton të aplikoni për t’u bërë pjesë e kursit të gjuhës angleze për sektorin e turizmit dhe mikpritjes, i cili përmban 12 seanca të ndara në dy orë secila.

Përmes këtij kursi, të rinjtë do të mësojnë si të përdorin anglishten në kontekstin e sektorit të turizmit dhe mikpritjes, duke përmirësuar të kuptuarin dhe aftësitë komunikuese me turistët e huaj. Kursi synon të ndihmojë të rinjtë të zgjerojnë mundësitë e tyre për punësim në këtë sektor dhe të kontribuojë në rritjen e sektorit të turizmit në vend.  

Për më shumë informacion, lexoni udhëzuesin më poshtë.

Udhëzues për aplikimin në kursin e anglishtes

April 20, 2023