Thirrje e Hapur për Shkrimtarët e Rinj

(SHTYRJE E AFATIT) Konkursi i Shkrimtarëve të Rinj: Shfaqja e territorit të Kukësit përmes tregimeve të shkurtra

Instituti i Kërkimeve Urbane ka kënaqësinë të shpallë të hapur konkursin për shkrimtarët e rinj. Konkursi me temë “Zbulo Kukësin”, organizohet si pjesë e projektit ECOROUTES dhe synon të inkurajojë dhe frymëzojë shkrimtarët e rinj që të eksplorojnë bukuritë e Kukësit dhe të ndajnë këndvështrimet e tyre unike me të tjerët. Nëse jeni të apasionuar pas historisë, kulturës, traditave apo monumenteve kulturore e natyrore ky konkurs është një mundësi për të treguar aftësitë tuaja të të shkruarit dhe për të promovuar diversitetin e Kukësit.

Konkursi fton shkrimtarët e rinj nga mosha 18 deri në 33 vjeç, që kanë një lidhje të fortë me Kukësin, të marrin pjesë në krijimin e tregimeve të shkurtra që nxjerrin në pah veçoritë lokale si territori, trashëgimia kulturore dhe traditat. Tregimet më të mira do të përfshihen në një libër unik që do të përmbajë 20 tregime të shkurtra, të shkruara nga shkrimtarë të rinj nga Shqipëria dhe Kosova. Libri do të botohet dhe shpërndahet në të gjithë zonën e programit.

Thirrja e hapur “Zbulo Kukësin” do të zgjasë deri më 31 maj 2023.*

Ju lutemi gjeni dokumentet relevante të bashkëlidhura më poshtë:

*Afati i aplikimit është shtyrë deri më 15 korrik 2023.

April 24, 2023